Putin i habitur: Rusët nuk kanë para as për këpucë

Dimitrij Peskov, zëdhënës i kryetarit të Rusisë, ka deklaruar se nuk e kupton se prej nga i ka enti shtetëror i statistikës “Rossat” të dhënat se rusët nuk kanë para për këpucë.

“Do t’i isha mirënjohës entit statistikos për shpjegimin e këtyre të dhënave”, ka thënë Peskov.

Ai ka thënë se këtë e ka të vështirë ta komentojë.
“Pse mu këpucë, pse vetë një e treta dhe prej nga vijnë këto të dhëna? Do t’i isha mirënjohës entit statistikos për shpjegimin e këtyre të dhënave”, ka thënë Peskov.

“Rossat” ka botuar të dhënat e hulumtimit të standardit jetësor të popullatës për vitin 2018, në të cilin paraqiten të dhëna mbi gjendjen financiafre të qytetarëve. Madje 35 për qind e të anektuarve kanë thënë se nuk kanë mundësi që “për çdo anëtar të familjes të blejnë dy palë këpucë të rehatshme të sezonit, ndërsa madje 11 për qind e familjeve se nuk mund t’i sigurojnë ilaçet e domodoshme”, transmeton B92.