Qepët parandalojnë 3 sëmundje të rrezikshme

Në Egjiptin e lashtë, thuhej se qepët përfaqësonin përjetësinë dhe besohej se po konsumove qepë do të fitojë një jetë të përtejshme.

Qepët kanë shumë kalori, sasi të konsiderushme të proteinave dhe fibrave, vitaminë C, acid folik dhe antioksidues të ndryshëm.

Në ditët e sotme qepët janë ushqimi që ndodhet kudo dhe që përdoret në shumicën e recetave tona.

Nëse thoni “unë nuk e ha qepën”, atëherë nuk jeni duke i bërë mirë vetes, pasi qepa parandalon këto 3 sëmundje vdekjeprurëse.

Parandalojnë kancerin
Qepët përmbajnë komponime të caktuara, prandaj ëshë përmbajën aromë të veçantë, por gjithashtu punojnë për të çrrënjosur ushqimet kancerogjene që ne konsumojmë. Konsumimi i qepës do të thotë, zvogëlim i rrezikut të kancerit. Kombinimi i qepës me shafran të Indisë është një dietë shumë e mirë për parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.

Parandalojnë diabetin
Qepët janë fantastike edhe për uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Kjo formë e diabetit ndodh kur insulina bëhet e paefektshme në përpunimin e glukozës. Kjo zakonisht ndodh për shkak të një diete kronike të lartë në sheqer. Kur hani qepë, ajo rrit sasinë e insulinës në dispozicion në sistemin tuaj.

Parandalon sëmundjet e zemrës
Qepët janë të larta në një antioksidant të quajtur quercetin, i cili si të gjithë antioksidantët neutralizon radikalet e lira që përndryshe shkaktojnë dëme qelizore. Ajo gjithashtu luan një rol në rregullimin e presionit të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit LDL tek njerëzit në rrezik për çrregullime kardiovaskulare. Konsumimi i qepëve parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe minimizon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.