Qesharake, ia nxjerr dhëmbin djalit me dron

Nëse fëmija juaj frikësohet që të shkojë tek dentisti, atëherë përse të mos e provoni këtë teknikë jo edhe aq tradicionale ku është i përfshirë një mini-helikopter.

 

Malcom Swan vendosi që teknikën e heqjes së dhëmbëve përmes perit ta dërgojë në një nivel tjetër, duke bërë që kjo ngjarje të kthehet edhe në ditë argëtimi në park.

Babai irlandez i lidhi një fije peri dentar në dhëmbin e përparmë të djalit të tij, Adam, të cilin më pas e lidhi për dron, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni videon