Qeveria e Malit të Zi uron Kosovën për vizat, përmend edhe Demarkacionin

Qeveria e Malit të Zi e ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

Në urimin që është shprëndarë në faqen zyrtare të Qeverisë malazeze në Twitter, përmendet edhe kontributi i Malit të Zi në plotësimin e kriterit kryesor për liberalizimin e vizave për Kosovën, ratifikimin e Demarkacionit, transmeton lajmi.net.

“Urime Kosovë! Ky është një tjetër lajm i mirë për Ballkanin Përendimor. Mali i Zi është i gëzuar për kontributin e vet në suksesin e fqinjit”, shkruhet më tutje në urimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Vlen të theksohet se Kosova pikërisht këtë vit me ratifikimin e Demarkacionit e ka plotësuar kushtin kryesor për liberalizimin e vizave

Loading...