Qeveria nuk ka marrë draft statutin e AKS’së, nesër publikohen raportet e ekspertëve

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi  ka përsëritur qëndrimin e ekzekutivit se nuk kanë marrë asnjë draft statut në lidhje me AKS-në, por vetëm disa raporte të punës së grupit punues të ekspertëve që po e draftojnë statutin. Apo, siç tha Arifi, procesverbale të takimeve të tyre me përfaqësues nga komunitetit serb.

“Dje nga Ministria e Pushtetit lokal kemi marrë disa raporte të aktiviteteve të ekipit menaxherial, aktivitete kryesisht e takime me grupe dhe palë të interesit, do të thotë me grupe dhe qytetarë të komunitetit serbë lidhur me aktivitete të ndryshme kulturore. Për shembull një prej tyre është për aktivitete kulturore, raporte për takimet me punëtorë të kulturës, pikëpamjet dhe vështrimet e tyre se si duhet dhe çka duhet të rregullohet për statutin e ardhshëm në të cilin ekipi menaxherial është duke e draftuar. Nuk kemi marrë draft statut të Asociacionit. Është, vazhdimisht po e themi këtë, janë procesverbale të takimeve…Në asnjë rrethanë nuk kemi thënë se kemi marrë draft statut, kemi marrë raportet e tyre në raport me opalët e interesit”, ka thënë Arifi.

Tutje ai ka thënë për KosovaPress se këto raporte të punës që janë pranuar nga Qeveria janë dokumente publike dhe do të jenë të hapura për publik qysh nesër.

“Këto janë dokumente publike dhe nesër besoj do të jenë për opinion këto, sepse kërkush kurgju msheftë nuk po bënë, janë raporte të ekspertëve. Katër ekspertëve që takohen me punëtore kulturor serbë dhe ata japin pikëpamjet e tyre se si duhet të jetë e organizuar jeta kulturore Brenda për Brenda asociacionit e tema të tilla, ka ide të llojllojshme nga ato më të çmendurat deri idetë që janë edhe korrekte në caktimin e pozicionit të komunitetet brenda për brenda institucioneve të Kosovës. Kisha me I quajt raporte të brainstorming që e bëjnë ekipet me qytetarët”, ka thënë Arifi për KosovaPress.

Ai po ashtu po ashtu ka treguar se të gjitha raportet janë dorëzuar në gjuhë shqipe, dhe në gjuhën serb kroate, me alfabet latin dhe me çirilicë.

Loading...