Qyteti i Shkupit korrigjon tabelën digjitale në hyrje të kryeqendrës

Qyteti i Shkupi ka korrigjuar tabelën digjitale në hyrje të kryeqytetit, në të cilën urohej mirëseardhje vetëm në gjuhën angleze dhe maqedonase, por jo edhe në atë shqipe. Korrigjimi vjen pasi pak javë më parë Alsat bëri krahasimin e dy tabelave digjitale, asaj të vendosur në hyrje të Shkupit në rrugën e Kaçanikut ku mirëseardhja urohej në tre gjuhë, dhe të tjetrës identike të vendosur në hyrje të Shkupit nga ana e Kumanovës. Në këtë të fundit gjuha shqipe nuk figuronte askund. Rastet e tabelave me gabime drejtshkrimore apo ku nuk figuron aspak gjuha shqipe nuk janë të rralla. Një prej tyre është edhe me tabelën në Brigadën e Zjarrfikësve, Komandanti i të cilës tha se së shpejti do të vendoset një e re me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe.