Rama: Hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka komentuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai e ka quajtur një hap pozitiv ky nga Brukseli, por i stërvonuar.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, ka shkruar Rama.

Loading...