Rama merr këtë vendim për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Malit të Zi

Shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi dhe Maqedoni tashmë do të kenë të njëjtën qasje në vendet e punës në Shqipëri si vendasit.

Ata nuk kanë më nevojë të aplikojnë për leje për të punuar në Shqipëri- pjesë e një nisme qeveritare për të rritur lidhjet midis shqiptarëve në rajon.

Vendimi i marrë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama i cili u bë publik të hënën.

“Shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të gëzojnë të drejtën e punësimit ashtu si qytetarët shqiptarë përveç rasteve kur punësimi lidhet posaçërisht me shtetësinë shqiptare në përputhje me legjislacionin në fuqi” tha Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një deklaratë.