“Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova: Publikojnë fotografi

Tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. E së fundi ai është parë nën shoqërinë e aktorit të njohur Sylvester Stallone.

Duke i rastisur të udhëtojë shpesh për interpretimet e tij jo të paktat janë rastet kur Lahaj ka shansin të takohet me emra të njohur të Hollywoodit.

Së fundmi ai ka pasur fatin të takohet me aktorin e madh Sylvester Stallone. Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke pozuar krah aktorit me famë ndërkombëtare.

Përshëndetje nga Los Angeles” ka shkruar tenori në mbishkrimin e fotografisë ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ndryshe projekti i fundit muzikor që Ramë Lahaj publikoi ishte kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.