“Ranë” Instagrami dhe Fejsbuku

San Francisko, 20 nëntor – Shfrytëzuesit në mbarë botën prej sot në mëngjes nuk mund të përdorin Instagramin, Fejsbukun dhe Fejsbuk mesinxherin.

Edhe pse defekti në Fejsbuk mesinxher, aplikacion për dërgim të porosive, në pjesën më të madhe të botës zgjati vetëm gjysmë ore, kjo mjaftoi që në Tuiter të krijohet panikë “globale”.

Por, “defekti” nuk është mënjanuar çdokund.

Rrjeti social nuk punon edhe në Maqedoni.