Reagimi i Ronaldos kur Messi zgjidhet sulmuesi më i mirë i vitit

Reagimi i Cristiano Ronaldos, kur Lionel Messi u zgjodh sulmuesi më i mirë i vitit nga UEFA, u kap nga kamerat televizive dhe ato pamje u bënë virale nëpër rrjetet social.

As Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk arritën ta fitojnë çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, pasi që Virgil Van Dijku i Liverpoolit u bë mbrojtësi i parë që e fitoi këtë çmim. Por, Messi u shpërblye për 51 golat gjatë sezonit të kaluar, me klubin dhe ekipin kombëtar, transmeton Gazeta Express.

247 people are talking about this

Dhe kur ai u largua nga skena dhe e mori trofeun e tij, duke e mbajtur një fjalim, shumë njerëz u përqendruan në shprehjen në fytyrën e Ronaldos.

Megjithatë, portugezi ia dha dorën pesë-herë fituesit tjetër të Topit të Artë, edhe pse ai do të kishte preferuar që ta kishte marrë atë çmim vetë.

Lionel Messi@magicalMesssi

Ronaldo’s face after Messi came back to his seat after receiving the Best Forward Award.

View image on Twitter
See Lionel Messi’s other Tweets

Më vonë, Ronaldo e ftoi Messin për darkë, gjatë kësaj ceremonie.

“E kemi ndarë skenën për 15 vjet, dhe s’di a ka ndodhur ndonjëherë në futboll. Nuk është e lehtë. Dhe sigurisht kemi raporte të mira. Akoma megjithatë s’kemi pasur një darkë, por shpresoj në të ardhmen. Sigurisht më mungon loja në Spanjë. Kishim atë rivalitet, që ishte i bukur, më shtynte përpara dhe unë atë”, ka thënë Ronaldo, ndërsa edhe Messi e quajti rivalitet të bukur përballjen e tyre disavjeçare