Reagojnë edhe kroatët: Ndryshimi kufitar sjellë destabilizim në rajon

Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve e cila nuk po pranohet e nuk po mbështetet nga spektri politik në Kosovë, mjaft kritika po merr edhe nga ndërkombëtarët.

Madje ka të tillë që konsiderojnë që kjo ide është e rrezikshme dhe nuk sjella situata të qëndrueshme.

Të tillë e vlerësojnë edhe misionet diplomatike të vendeve mike të Kosovës.

Ambasada e Kroacisë në një përgjigje për Frontal ka thënë se  ndarja e territorit do të sillte destabilizim në rajon.

“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje. Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal”

Nga tavolina e Brukselit , ndërkombëtaret me mision në Kosovë presin progres e të shpejt të procesit.

“Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit. “

Dialogu që u zhvillua që nga 2011 ishe proces qe solli shumë marrëveshje e që shumë pak prej tyre gjetën zbatim në Kosovë. Madje nga shumë deputet cilësohet që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte në favor të këtij të fundit.

Por ajo që pritet nga ndërmjetësuesit e këtij dialogu është që të përfundoj me një marrëveshje gjithë përfshirëse.

Ambasada e shtetit kroat ka thënë se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të forcojë stabilitetin rajonal dhe të normalizojë marrëdhëniet në dobi të të gjithë qytetarëve.

Të njëjtin mesazh në maj të këtij viti e dha edhe kancelaria gjermani Angela Merkel në prani të kreut të Kosovës.

Ajo theksoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Loading...