Reagon Xhaka, ndaj deklaratës së sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit ku thotë se për Zvicrën të luajnë vetëm zviceranët

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë, me Zvicrën në kufi të shkoj. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecher. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, është shprehur Xhaka për “SDA”.Graniti ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Nati-n. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 përqind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar.Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Granit Xhaka.Megjithatë, kontributi i tij te Nati është i padiskutueshëm. “Ky absurditet ekziston herë pas herë. Tani duhet të përgatitemi për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe të ecim përpara”, ka nënvizuar mesfushori shqiptar.

Loading...