Receta e mjekut për 11-vjeçarin: Mos luaj ‘Fortnite’ për dy javë (FOTO)

Një mjek i përgjithshëm “i ka përshkuar” një djali 11-vjeçar një ndalim dy javësh nga lojërat kompjuterike si Fortnite dhe Minecraft.

Dr Amir Khan, nga Leeds tha se ai e bëri këtë pasi ishte i shqetësuar për ndikimin e lojrave në jetën e djalit.

Cam Adair themeluesi i Games Quitters tha se cicërima e mjekut në Twitter theksoi seriozitetin e varësisë së lojrave.

Shkrimi i Dr Khan erdhi pasi u zbulua se tregu i lojrave në Mbretërinë e Bashkuar tani është me vlerë 5.7 miliardë funte ndërsa vlerësohet se ka 32.4 milionë lojtarë në vend.

Mesazhi i tij është shpërndarë më shumë se 350 herë dhe është pëlqyer nga më shumë se 3,000 njerëz me shumë komente duke thënë ata do të dëshironin një recetë të ngjashme për fëmijën e tyre

Ai ka postuar recetën në Twitter!