“Referendumi”, vazhdojnë përplasjet politike

Pushteti dhe opozita janë larg kompromisit për referendumin e 30 shtatorit. Ndonëse opinioni pret që dy partitë më të mëdha maqedonase të gjejnë gjuhë të përbashkët, këto të fundit me akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrës. LSDM-ja fajëson VMRO DPMNE-në për papërgjegjshmëri, pasi akoma nuk është deklaruar se çfarë qëndrimi do të ketë ndaj referendumit, respektivisht nëse do të votojë pro apo kundër, ose do ta bojkotojë.

LSDM

  • Hristijan Mickoski dhe VMRO DPMNE-ja akoma nuk u përcaktuan për referendumin, akoma nuk tregojnë se për çfarë janë.

  • Për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve VMRO DPMNE-ja nuk ka qëndrim të qartë.

  • Kjo skajshmërish tregon jo-seriozitetin, papërgjegjshmërinë dhe mjegullinë e kësaj udhëheqësie të VMRO DPMNE-së.

  • Siç duket VMRO DPMNE-ja do ta mbështeste marrëveshjen dhe krejtësisht ndryshe do të sillej nëse do t’i jepej amnistia që e kërkoi por nuk e mori.”

Nga LSDM-ja thonë se vendi nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në NATO dhe BE, duke kërkuar që VMRO DPMNE-ja të tregojë nëse mendon ndryshe. Nga kjo parti gjithsesi presin që qytetarët të votojnë pro referendumit, apo siç theksojnë, pro të ardhmes. Nga ana tjetër, VMRO DPMNE-ja me kundërpërgjigje se LSDM-ja është e zhytur në krim dhe se si e tillë nuk mund të sigurojë të ardhme evropiane për qytetarët. Për VMRO-në, LSDM-ja tenton që përmes akuzave ndaj opozitës ta shpërqendrojë vëmendjen e opinionit nga aferat e veta.

VMRO DPMNE

  • Asnjë komunikatë alibi e LSDM-së nuk do ta mbulojë ose justifikojnë veprën kapitulluese të Zoran Zaevit të shprehur përmes Marrëveshjes së dëmshme me Greqinë.

  • LSDM-ja dhe Zoran Zaev duhet të dinë se VMRO DPMNE-ja nuk do të jetë justifikim për futjen e vendit në qorrsokakun në të cilin ndodhemi si vend dhe për katastrofën ekonomike dhe shoqërore në të cilën ndodhemi.

  • Është shumë e qartë se Zoran Zaev nuk mund të sjellë të ardhme evropiane për shtetin, sepse të ardhme evropiane nuk ka me krim, korrupsion dhe tenderë të kurdisur”

Nga partia e Mickovskit kanë deklaruar se më 10 shtator, vetëm 20 ditë para mbajtjes së referendumit do ta tregojnë qëndrimin me tyre nëse janë pro, kundër apo për bojkot.

Anesa Salhu