Reforma në drejtësi, Meta ka një mesazh për Ramën, Bashën e Kryemadhin

Reforma në drejtësi dhe në veçanti procesi i vettingut kanë sjellë një pasojë të pakëndshme, bllokimin e dy prej gjykatave më të rëndësishme shqiptare, atë të Lartë dhe Kushtetuese.

Mbi këtë çështje ka folur Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili mesazhin e tij ja ka drejtuar partive kryesore politike. Prej kohwsh tashmw maxhoranca dhe opozita pwrplasen mes tyre nw lidhje me ngritjen e institucioneve tw reja tw drejtwsisw.

“Është një reformë shumë e thellë, madhore dhe shumë komplekse. Shpreh mbështetjen për ecurinë e kësaj reformë. Ju siguroj që unë përmbush detyrimet kushtetuese e ligjore që kam si President për cështje e drejtësisë dhe po kështu sikurse kam bërë në të kaluarën, dua të thkesoj rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës për të terjkaluar cdo moment të vëeshtirë apo të paparashikuar i cili mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të reja, në mënyrë që këto të fundit të marrin kontrollin sa më shpejt”-tha Meta.

Presidenti është pyetur në konferencën për shtyp me homologen kroate, edhe për çështjen e paktit detar me Greqinë. Meta është shprehur se si President i vendit ka vijuar të angazhohet për të çuar përpara bisedimet dhe arritjen e marrëveshjes.

“Dëshiroj të thkesoj angazhimin tim të plotë në respekt të Kushtetutës dhe frymës konstruktive që është e rëndësishme të mbizotërojë me fqinjët… dhe është gjithashtu e rëndësishme që të kuptoojmë se ky është një proces që duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti në repsket të kushtetuës e të ligjit.

Ju siguroj që do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por duke repsektuar kushtetutën.”-tha Meta./Gazeta Express

Loading...