Reformat për fushat e Kaptillut 23, BE-ja t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut me qëllim që të inkurajohet për përkushtimin e saj në periudhën e kaluar në reformat në gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë pjesë e kapitullit 23, i cili është njëri ndër të parët që BE-ja pritet ta hapë me Maqedoninë e Veriut. Kjo u tha sot në debatin e organizuar nga Instituti për Politika Evropiane (IPE) dhe Komiteti Helsinkit me titull “Kapitulli 23: Spiranca apo vela e Maqedonisë së Veriut?”, njofton Portalb.mk.

Në prag të publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga ana e Komisionit Evropian, shoqëria civile bëjnë apel deri te vendet e BE-së që janë skeptike që ta inkurajojnë Maqedoninë e Veriut duke i dhënë rekomandim për fillimin e negociatave.

“Shpresojmë që nëpëmrjet konferencës të dërgojmë apel edhe deri te vendet anëtare të Bashkimit Evropian, se mënyra e vetme që në mënyrë shtesë t’i përkrahin proceset transformuese në shtetin tonë, është që të përfundimisht ta përkrahin vendimin për fillimin e negociatave. Pasi që vlerësojmë se duke e pasur parasysh zgjidhjen e çështjes së emrit dhe përkushtimet që janë bërë nga ana e Qeverisë në bashkëpunim pjesërisht me opozitën, janë bazë e mirë që vendi ynë t’i hapë bisedimet me vendim pozitiv. Me të gjitha mangesitë që i kemi, nëse shohin në mënyrë historike, në mënyrë të vetme që BE-ja mund t’i ndihmojë është nëpërmjet negociatave. Bisedimet nuk i shohim si qëllim, por si proces që mund t’i ndihmojë vendit”, tha drejtoresha e IPE-së, Simonida Kacarska.

Ministrja e Drejtësis,ë Renata Deskoska theksoi se presin që të marrim rekomandim për fillimin e negociatave dhe se ata si Ministri janë të gatshëm t’i fillojnë bisedimet.

“Ministria e Drejtësisë është e gatshme për fillimin e negociatave dhe presim që të marrim verifikim të asaj që e kemi punuar në periudhën e kaluar, por edhe të bëjmë hapa që do ta afrojmë vendin tonë edhe më shumë me standardet evropiane me hapjen e atyre bisedimeve. Më vjen mirë që disa zgjidhje ligjore që i kemi krijuar si kornizë ligjore kanë filluar të japin efekt. Në periudhën e fundit që nga janari deri tani, kemi filluar me kontrolle në gjykata rreth funksionimit të AKMIS-it dhe jemi të kënaqur me rezultatet që i kemi. Presim që të mbyllet çështja e Ligjit të Prokurorisë Publike, nuk ka ndonjë ndryshime të veçanta nga ajo që kemi deklaruar, kemi kontakte të përditshme dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend”, tha Deskoska.

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrim në Kuvendin e Maqedonisë, Nikolla Poposki theksoi se duhet që të ndalohet praktika e harxhimit të energjisë në hartimin e ligjeve, por të fokusohet në çështjen praktike, në zbatimin e tyre.

“Pritja ime është që sa më shpejtë dhe sa më urgjent të ikim nga koncepti i votimit të ligjeve, pra qasje minimale – asgjë të mos ndërrohet nëse është absolutisht e nevojshme që të ndërrohet, të fokusohet faktoi njerëzor dhe roli i Kuvendit dhe Këshillit Nacional të fokusohet në identifikimin e dobësive. Puna jonë që pritet nga ne në Bruksel, veçmas në kapitullin 23 është të dimë se atë që e bëjmë, e bëjmë për të mirën e shtetit dhe për mbajtjen e njerëzve kualitativ këtu. Nëse udhëhiqemi nga ajo atëherë Këshilli Nacional do ta realizojë, rolin e saj, ndërkaq nëse vazhdojmë me recetën 27 vjeçare të shkrimit të ligjeve, atëherë energjinë tonë do ta kahëzojmë në atë drejtim dhe kjo nuk është zgjidhja kompetente”, tha Poposki.

Shefi i ekipit për negociatave, Bojan Mariçiq deklaroi se administrata do të jetë motori kryesor i bisedimeve, ndërkaq atë duhet ta ndihmojnë të gjithë, përfshirë edhe sektorin civil.

“Ju garantoj se do të jemi të gatshëm t’i fillojmë bisedimet me më pak apo më shumë vështirësi, por pasi që procesi është i gjatë dhe nuk zgjatë për 1 muaj apo 2, veçmas kapitulli 23, mendoj që do të jetë e domosdoshme administrata publike të jetë motori, dhe ai motor më pas të tërheqë bashkë me vela tjera, pasi që vijnë nga ekspertët, personat që kanë përvojë në gjyqësor pasi që ajo do të jetë kyçe, por gjithashtu t’i mësojmë edhe leksionet nga e kaluara se çfarë është ajo që ka qenë e gabuar në 30 vitet e kaluara dhe çfarë është ajo që e s’e kemi bërë dhe duhet ta bëjmë, ku varet prej ligjeve dhe ku varet prej njerëzve, pasi që njerëzit bëjnë kontest të mirë dhe të keq, pra mendoj që faktori njeri do të jetë kyç, administrata mund ta fillojë, por duhet ndihmë që në mënyrë të suksesshme t’i fillojë dhe mbarojë bisedimet”, theksoi Mariçiq.

Ndryshe, IPE sot ka publikuar edhe një raport nga ndjekja e reformave nga kapitulli 23 në periudhën qershor 2018-të – mars 2019-të. Raportin mund ta lexoni: KËTU