Regjisori i filmit kundër UÇK-së e ofendon rënd ministrin Asaf Ademi

Regjisori i filmit kontrovers “Tallja me Krishtin” i cili u prit me kritika të ashpra nga opinioni publik betonon qëndrimet e tij lidhur me realizimin e këtij filmi. Jani Bojaxhi nuk ndjehet fajtor që filmi u cilësua si nxitës i urrejtjes midis etnive. Ai me fanatizëm mbron filmin, ndërsa deklaratat e kryeministrit Zaev dhe ministrit të Kulturës Ademi i cilësoi si fashiste.

Ata lavdërohen se do të ndalojnë artin, edhe më radikale. Ky është fashizëm, super fashizëm. Agjencia e Filmit është institucion i pavarur, ministri dhe ministria e Kulturës nuk guxojnë të përzihen në punën e tij sepse direkt ju rrezikoni pavarësinë e tij. Kërkoj nga ministri të bëjë revizion për arsye se nuk do të lejoj që ta shfrytëzojnë atë si mjet për presion ndaj meje. Kohezionin ndëretnik dhe bashkëjetesën në këtë vend e shkatërron njeriu i cili paraqitet si ministër i Kulturës dhe i cili thotë se një vepër arti nuk e ka parë ndërsa e kategorizon si gjuhë të urrejtjes. Ajo është gjuhë e urrejtjes të cilën direkt ai njeri e shpërndan duke e gënjyer opinionin. Ky është manipulim!- SINKRON – Jani Bojaxhi, Regjisor i Filmit “Tallja me Krishtin”

Nga ana tjetër aktorët shqiptarë kërkojnë që të ketë ndëshkim për autorët dhe personat të cilët kanë lejuar një projekt të tillë.Duhet me mjete Ligjore, pa u bë shumë zhurmë të ndëshkohen ata që e kanë bërë dhe ata që e kanë lejuar këtë gjë, cilat do qofshin ata mjete. Në një shtet multietnik do të duhej të ketë Ligje të cilat do të ishin të kujdesshme dhe të ruanin harmoninë. A ka ligje të tilla këtu, po dyshoj. Artisti bën vlera artistike dhe bën art, kur bën propagandë apo pamflet politik atëherë më nuk hyn te vlerat artistike. Mendoj që thelbi i problemit është mënyra e të menduarit dhe sistemi edukativ. Kur ti shihni këta librat e gjeografisë dhe historisë për paralelet maqedonase se si edukohen maqedonasit për të na parë neve këtu nuk mund të ketë bashkëjetesë me kështu lloj sistemi edukativ. Si rrjedhojë e kësaj, dalin pamflete të tilla të tmerrshme politike që janë plot gënjeshtra për ne- thotë Luran Ahmeti, aktor.

Filmi “Tallja me Krishtin” i cili u prit me tone të ashpra nga opinioni, ka kushtuar 300 mijë euro, para nga buxheti i shtetit, për çka reaguan edhe kryeministri dhe ministri i kulturës. Një ditë më parë Televizioni Alsat M dorëzoi kërkesë në Ministrinë e Kulturës dhe Qeveri për ndryshime të Ligjit për Fondin e Filmit.

Komentet

komentet