REMENSKI: REGJIMI ËSHTË MPOSHTUR, PENDAROVSKI PRESIDENT I TË GJITHËVE

Deputetja e LSDM së Frosina Remenski është e kënaqur që pas dhjetë vitesh Maqedonia ka president të zgjedhur në zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Jemi të bindur se Pendarovski do të bashkojë shoqërinë. Prej tij presim ti nënshkruajë ligjet e bllokuara që janë me rëndësi për qytetarët. Ai duhet të jetë korrigjues i pushtetit. Regjimi është mposhtur. Mbaroi një kapitull i hidhur në të cilin dominonte heshtja dhe kishte mbështetje të kriminelëve. Me emërimi e Pendarovskit vazhdojmë përpara. Pendarovski duhet ti bashkojë qytetarët”

Remenski nuk deshi të komentojë mungesën e kryeministrit në inagurim, dhe kërkoi që të thirremi në deklaratën e kryeministrit i cili ka thënë se mungesa e tij është e arsyeshme, pasi që ka ditë të lira. Remenski tha se nuk e kanë ftuar Mickoskin në inagurim pasi kanë ndjekur vetëm rregullat e protokollit. Në mënyrë shtesë ajo siguroi se do ti shtrijnë dorën opozitës për bashkëpunim. /SHENJA/