Remont në Golem, kufizim energjie në disa zona të Durrësit

OSHEE njoftoi abonentët e Durrësit se për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Golem, nesër do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.

Pa energji do të mbeten: Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Stan i ri, Qerret, Stacion i trenit Golem, Shkëmbi i Kavajes, Kastrati, Kompleksi “Xixa”. /ATSH