Rënie e ndjeshme e eksporteve të armëve në Gjermani

Eksportet gjermane të armëve ranë me pothuajse një të katërtën në 2018 krahasuar me vitin e kaluar, sipas një deklarate nga Ministria e Ekonomisë, e cila iu përgjigj kërkesës së një ligjvënësi. Vlera totale e shitjeve të armëve është ulur me 22,7% midis 2017 dhe 2018, nga 6,2 miliardë euro në 4,8 miliardë euro. Rënia e eksporteve ka qenë më e madhe për vendet që nuk janë as anëtarë të BE-së as të NATO-s, një treg që është një burim polemikash në Gjermani, ku ekziston një frikë në rritje për faktin nëse armët gjermane po përdoren në luftëra gjithnjë e më të dhunshme  në vende të tjera. Informacioni u kërkua nga deputeti Omid Nouripour nga Partia e Gjelbër dhe iu vu në dispozicion edhe shtypit vend.