Reperja shqiptare me porosi për Edi Ramën: Mendoj se do bëhem gruaja…(VIDEO)

Një postim i bërë në Instagram nga Baby G, ka ngjallur habi dhe ka bërë që fansat të shpërthejnë në komente.

Këngëtarja, teksa dëgjonte në sfond një këngë të Michael Jackson, ka bërë tagg kryeministrin e vendit dhe ka një mesazh për të.

22-vjeçarja ka shkruar: “Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”.

Në postim nuk kanë munguar dhe komentet e ndryshme të ndjekësve të cilët i drejtoheshin duke i kujtuar se Edi Rama është në fakt kryeministri i vendit dhe jo presidenti. Pavarësisht këtyre reagimeve, Baby G duket e ka trajtuar çdo gjë me doza humori, ndaj ka vendosur mos të kthejë asnjë përgjigje.

https://www.instagram.com/babygee/?utm_source=ig_embed