Rexhepi: Të ndërhyjë Këshilli Gjyqësor

“Është koha që Këshilli Gjyqësor të jetë institucion bartës i një procesi shumë të nevojshëm edhe për shtetin edhe për qytetarët të jetë më me përgjegjësi dhe më funksional. Këshilli gjyqësor është Qeveria e gjyqësisë nuk mund të ndërhyjë në lëndët por në çështjet procedurale të gjyqit dhe tek gjykatësit është më se kompetent” kështu për gazetën KOHA thotë ish-anëtari i Këshillit të Gjyqësor Bekim Rexhepi ndërsa shprehet se Këshilli në fjalë nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor por në rast të shkeljeve procedurale Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë.

“Nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor por në rast të shkeljeve procedurale Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë sidomos në rastin e fundit në BFI. Është koha që Këshilli gjyqësor në këtë moment serioz që jemi para anëtarësimit në NATO dhe BE ku gjithë sytë e faktorit ndërkombëtar janë drejtuar nga reformat të jetë më funksional dhe transparentë. Shteti dhe qytetarët janë të etur për një shtet ligjor” thotë Rexhepi.