Rihanna padit babain e saj, ja cila është arsyeja

Ndodhi edhe kjo në skenën e yjeve. Këngëtarja e njohur Rihanna ka paditur babain e saj.

Gjithçka rreth një brendi të cilën babai i saj e ka krijuar me emrin e vajzës së tij, pa lejen e saj.

Ylli i pop muzikës, tani 30 vjeç, është duke quar Ronald Fenty në gjykatë, babain e saj, nën akuzat se do të përfitojë materialisht me emrin e saj.

Rihanna është deklaruar se ka të drejta mbi atë brend meqë është përdorur emri i saj pa e pyetur.

Dikur ata bashkëpunonin mirëpo tani kanë acaruar marrëdhëniet.

Kujtojmë se Rihana është ndër yjet me të paguara të muzikës pop në botë. Ajo u bë e famshme me këngën e saj “Umbrella” që u bë shumë shpejtë hit botëror.

Babai i saj përveç tjerash është duke u akuzuar për përpjekjen për të paraqitur një markë tregtare për emrin Fenty dhe për të zgjeruar në emrin e Rihannës një zinxhir hotelesh dhe shitore me marka të njohura të veshmbathjeve,

Ekipi i këngëtares pohon se ata kanë dërguar letra të shumta për të ndaluar dhe braktisur Ronaldin duke urdhëruar që ai të mos përdorë emrin e markës tregtare.

TMZ raporton se avokatët e Rihannës tani po kërkojnë një gjyqtar në SHBA që të japë një urdhër që ndalon Ronaldin nga përdorimin e markës së Rihannës dhe për të ndaluar dëmet materiale kundër saj. /Përktheu: Periskopi