Rikthehet vjedhja e kapakëve të pusetave

Vjedhja e kapakëve të pusetave në lagjen Shkup Veri ka bëre që banorët të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve që vazhdimisht lozin në parkun e ndërtesave. Në vetëm pak metra katrorë ndodhen 4 puseta pa kapak, njëra prej të cilave arrin rreth 5 metra thellësi. Rreziku është edhe më i madh gjatë natës sepse ndonjë nga banorët që kalon aty pranë mund të mos e vërej se puseta nuk është e mbuluar. Qytetarët të revoltuar thonë se autoritete nuk ndërmarrin masa.