Ristovski dhe Sportingu luajnë në finale

Skuadra e Sporting dhe ajo e Portos do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Portugalisë në futboll. Sportingu mbrëmjen e kaluar pas ekzekutimit të penaltive (1:1, 3:4) e mundi Bragën. Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë, Stefan Spirovski, luajti në këtë ndeshje, ndërsa në serinë e pestë të penaltive ai ishte preciz dhe skuadra e tij shkoi në finale. Kështu Sporting morri të drejtën të mbrojë këtë trofe të fituar vitin e kaluar.