Rita në koncertin në Kroaci pritet me flamur të Kosovës dhe me atë kombëtar

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka performuar të shtunën në Poreç të Kroacisë.

Në një nga videot e postuara në Instagram, ku bie në sy atmosfera e zjarrtë, shihet se disa përkrahës të Ritës kanë bartur në rresht të parë flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar.

Performanca e Ritës ishte në kuadër të festivalit “Rise Up”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Loading...