Rita Ora i kundërpërgjigjet Dua Lipës në Instagram (FOTO)

Debati virtual mes Rita Orës dhe Dua Lipës, dy këngëtareve me famë botërore që kanë origjinën nga Kosova, nuk ka ndërmend të kalohet edhe aq lehtë.

Është zgjatur aq shumë sa nuk mbahet mend kush e nisi e para, por gjesti i fundit i Rita Orës tregon shumë.

Ajo ka postuar në Instagram një foto për të festuar renditjen në vend të tretë në listën e artisteve femra më të suksesshme aktualisht në iTunes dhe Spotify.

Në këtë foto Rita fshiu emrin e Dua-s, që qëndronte një shkallë më lart, në vend të dytë. Epo më shumë se kaq nuk kishte çfarë të bënte. Le të presim tani a do reagojë Dua.

Loading...