Romë, rihapet pas 300 vitesh për pelegrinët “Shkalla e shenjtë”

Pas 300 vitesh “Shkalla e shenjtë” një nga vendet e famshme të Romës më i adhuruari i të krishterëve të devotshëm kthehet e prekshme në bukurinë e saj të plotë e çliruar nga mbulimi me dru që u urdhërua nga Papa Inocenco i XIII në vitin 1723.

28 shkallët e mermerit që sipas traditës Jezu Krishti ngjiti për të arritur në sallën e pallatit të Jeruzalemit ku Ponc Pilati e dënoi me vd*ekje mund të admirohen për 60 ditë deri më 9 qershor kur edhe do të mbulohen sërish. Pas bekimit iu është hapur rruga pelegrinëve, që i kanë ngjitur të 28 shkallët në gjunjë.

Falë një restaurimi minimal të nisur verën e shkuar nën kujdesin e muzeve të Vatikanit druri është hequr, shkallët janë çliruar nga dheu dhe mbetjet duke rezervuar shumë surpriza ndërkohë që kanë rifituar shkëlqim edhe afresket 500-vjeçare, që për 2.500 metra dekorojnë këtë vend të shenjtë kaq të veçantë.

“Pyesim veten, sa miliona njerëz kanë kaluar këtu? E prej sa kohësh këto shkallë janë ngjitur nga njerëzit në gjunjë?” tha Ati Françesk Guerra.

Sipas rrëfimeve Jezu Krishti u rrë*zua në shkallën e fundit duke thyer mermerin delikat me gju dhe duke lënë një gjurmë gjaku mbi të. Besimtarët besojnë se duke prekur tokën ku ka shkelur Jezu Krishti mund të prekin vet Zotin. E duke ngjitur në gjunjë 28 shkallë hyn në kontakt me dhim*bjen fizike por mbi të gjitha me moralin.