Ronaldo: Shpresoj se do të kthehem në Madrid së shpejti

Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai shpreson të kthehet në Madrid së shpejti, përderisa u shpërblye me çmimin e të përditshmes spanjolle Marca, “Leyenda”.

Ylli portugez e kaloi një dekadë në Real Madrid, ku i fitoi katër nga pesë Topat e tij të Artë dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, si dhe dy tituj të La Ligës dhe dy tituj të Kupës së Mbretit. Ai kontribuoi me 450 gola në vetëm 438 ndeshje për klubin, transmeton Gazeta Express.

Ai u shpërngul në Itali për t’iu bashkuar bardhezinjve verën e kaluar në kërkim të një sfide të re, por ai e pranon se atij i mungon kryeqyteti spanjoll dhe se ishte i mërzitur që e detyrua t’i lërë prapa “Los Blancos”.