Rra.hje mes dy shtetasve nga Shqipëria në Negotinë të Gostivarit

Dje mbrëma (14-maj) rreth orës 23 e 30 minuta shtetasi Shqipëtarë me iniciale P.H. në Stacionin policorë Gallatë-Gostivar ka denoncuar përl.eshje fizike e cila ka ndodhur në mes të 29-vjeçarit A.H. dhe 46-vjeçarit F.P. të dy shtetas të Shqipërisë të cilët kanë qenë të vendosur në një shtëpi në fshatin Negotinë e Pollogut.
Në përl.eshjen fizike të ndodhur mes tyre 29-vjeçari A.H. e ka shtyrë 46-vjeçarin F.P. i cili ka rrënë për tokë dhe ka marur lën.dime në kokë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar prej ku si rast ur.gjent është dërguar në Kompleks klinikat “Nënë Tereza” në Shkup.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes kurse A.H. është arr.estuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.