Rrahu dy policë, arrestohet personi nga Gostivari

ë enjten në ora 12 e 50 minuta në rrugën “Mara Ugrinovska” në Gostivar, D.K. (33) gjatë tentimit që të arrestohet nga dy policë, ka filluar të japë rezistencë aktive.

Me këtë rast, ai e ka goditur njërin polic me grusht në hundë, duke i shkaktuar frakturë dhe gjakderdhje, kurse lëndime në këmbën e djathtë dhe në përllëmbën e dorës së djathtë ka marrë edhe polici i dytë.

Pas një kohe të shkurtër, D.K. është arrestuar në stacion policor për procedim të mëtejmë. Pas ndriçimit dhe dokuemntimit të plotë të rastit, për këtë ngjarje do të ketë parashtresë adekuate, njoftoi MPB.

Loading...