Rrëfimi i 27-vjeçares nga Prishtina të cilën burri me dhu.në e dërgoi në Siri

“Burri më kishte thënë se po shkojmë në Gjermani. Unë isha shtatzënë. I shitëm krejt çka patëm në Kosovë dhe morëm rrugë. Nuk e disa se do të përfundojë në kamionin i cili na çoi në kam.pet e luf.tës në Siri” kështu ka deklaruar para avokates 27-vjeçarja e riat.dhesuar para disa ditëve nga Siria në Kosovë.

Ajo bashkë me 31 gra të tjera pas një operacioni të organizuar nga ushtria amerikane u rikthyen për në Kosovë pas pesë viteve qëndrim në Siri.

Këto gra ka dy ditë që janë duke dhënë deklaratat e tyre në seancat dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës përkatësisht në departamentin për Krime të Rënda.

Në deklaratat që kjo e riatdhesuar i dha dje para trupit gjykues ajo ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë se po shkojnë në Gjermani. Në kohën e nisjes për në kam.pet e luf.tës kjo 27-vjeçare kishte qenë shtatzënë. Pas një kohe qëndrimi atje asaj i vr.itet burri. Ndërkohë që detyrohet të martohet me burrin e dytë i cili ishte shqiptar. Nga dy martesa kjo 27-vjeçare ka dy fëmijë.

Këto detaje i dha sot për Express avokatja e saj Saranda Beqiri.

“Ajo ka deklaruar se atje ka shkuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj. Faktikisht nuk e ka ditë se për ku është nisur. Ka mendu se po shkon në Gjermani për jetë më të mirë. Këtu të gjitha që i kanë pas i kanë shitur. Por në fazën e fundit ajo e ka parë që vetën në kamion e ka ditur që po shkon në Siri. Ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka shku me burrin e saj” tregon avokatja Beqiri.

Avokatja thotë se klientja e saj është penduar për shkuarjen e saj në kam.pet e luf.tës.

“Ajo kur ka shkua atje ka kërkuar menjëherë me u kthye por kjo gjë ka qenë e pamundur. Bashkëshorti i saj ka vd.ekur atje. Andaj ajo është martuar me një person tjetër që është shqiptar. Kjo tash i ka dy fëmijë me dy burra të ndryshëm.” deklarohet për klienten e saj avokatja.

Ndërkohë për dy ditë rradhazi Gjykata Themelore ka mbajtur seanca dëgjimore ku kanë dëshmuar disa gra të kthyera nga Siria.

Gjykata lë në arr.est shtëpiak 19 gratë e kthyera nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vendosjen e ma.sës së arr.estit shtëpiak për 19 gratë e kthyera nga Siria.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arr.estit shtëpiak kundër të pandehurave R.Q F.Z J.XH A.M Q.S E.B V.A E.S M.T V.T-D SH.T M.T L.I A.A G.L-K D.D V.I dhe J.L për shkak të vepr.ës pe.nale Bashkimi apo pjesëmarrja në usht.rinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë ter.ritorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të arm.atosura jashtë territorit të vendit ligji Nr.05/1-002 dhe “Orga.nizimi dhe pjesëmarrja në grup te.rr.or.ist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

Të pandehurave iu është caktuar masa e arr.estit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.

Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Ekziston dy.shimi i bazuar se të pandehuratqë nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019 kanë qenë në zonën e kon.fliktit Siri-Irak” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Palët kanë të drejtë ank.ese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.