Rrëfimi i tmerrshëm i nuses gjermane të ISIS-it për natën e parë të martesës së saj (FOTO)

Gruaja gjermane tregon se si e kaloi natën e parë të martesës në një dhomë torturuese të mbuluar me gjak.

Derya O., një 25-vjeçare, vjen nga një familje turke e cila jeton në Gjermani pasi u kthye nga Siria. Ajo u martua me Mario Sciannimanica pasi u njoftua me atë përmes internetit.

Ai i tregoi asaj për jetën në ISIS, pas kësaj ata u shpërngulën në Siri së bashku dhe u martuan.

“Kur e pash Marion për herë të parë në veshje të ushtrisë, mjekrën e tij të gjatë dhe armën , ai u duk shumë mirë”, tha ajo.

Derya tregoi se si e kaloi natën e parë të martesës në një dhomë torturuese të mbuluar me gjak.

“Ne ishim të strehuar në një shtëpi torturuese, ku ka pasur pranga të varura në tavan dhe gjak kudo nëpër mure, ishte shumë e frikshme” tregoi Derya.

Ata të dy u shpërngulen në Irak, ku edhe lindi djali i tyre i parë në 2015, por ata kishin mosmarrëveshje të shumta dhe kështu u ndanë.

Nga një lidhje tjetër të dështuar, ajo u kthye përsëri me burrin e saj të parë, i cili u akuzua për spiunazh kundër ISIS , dhe u ekzekutua nga ish shokët e tij pas një gjyqi të shpejt.

Pas vdekjes së burrit të saj, ajo u largua nga territori i ISIS duke përdorur trafikant njerëzor për të kaluar kufirin Siri – Turqi.

Derya u burgos në një burg të Turqisë dhe është ende në paraburgim hetimor si një nga pesë anëtarët e ISIS të cilët u kthyen në atdheun e tyre pasi imigruan nga Siria. Hetimet vazhdojnë ende.