Rreziku nga vër.shimet, ja çfarë kat.astrofe po ndodh në Serbi, Bosnje e Kroaci

Për dy ditë rresht reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit. Përderisa në Kosovë gjendja nuk është ende në nivele ala.rmante Bosnja e Kroacia po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Në rr.ezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.

Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e sitautës.

Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzkonisht shumë duke bërë kështu që të vërshohen disa zona dhe disa familje janë përm.bytur.

Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllo.kuar si pasojë e reshjeve të mëdha.

Banorët në këtë pjesë të Bosnjes po përballen ndërkohë edhe me mungesë të ujit të pijshëm ndërkohë është ndërprerë edhe mësimi nëpër shkolla.

Siuatë më e mirë nuk është as në fshatin Slunj ku në disa vende niveli i ujit ka mbërritur në 2 metra.

Situatë më e mirë nuk është as në Serbi. Edhe atje disa pjesë të vendit janë vërshuar pas reshejve të mëdha të shiut.

Megjithatë thonë se situata është nën kontrollë.

E rre.zik nga vërshimet është paralajmëruar se mund të ketë edhe në disa zona në Kosovë.