Rritet numri i të sëmurëve nga fruthi në Maqedoni

Ai tha se personat tjerë tashmë janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Mela shtoi se megjithatë mbetet në fuqi epidemia e fruthit në Dibër, por shtoi se 4 ditët e fund është vërejtur ulje e intensitetit.

Zyrtarisht, në Dibër foshnja 9 mujore është më e sëmurë me fruth, ndërsa më e moshuara është një grua e moshës 44 vjeçare. Nga njësia e Shëndetit Publik të Dibrës deklarojnë se rasti i të sëmurëve nga frithi është si rezultat i mospasjes së infektologut në Dibër, dhe janë dërguar në mjekim në Ohër dhe Shkup.

Ky nuk është rasti i parë sëmundjes së fruthit gjatë viteve. Në mars të vitit 2014 në Shkup u shpall epidemia e fruthit, ndërsa situata ishte serioze edhe në shkurt të këtij viti. Statistikat thonë se këto viruset e këtilla në të shumtën e rasteve vijnë si pasojë e lëvizjes së popullatës siç janë pushimet verore apo vizita e mërgimtarëve.

Loading...