Rritet numri i viktimave nga zjarri në Siberi, mes tyre dhjetra femije

Ka shkuar në 64 numri i viktimave nga zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë.

“Fatkeqësisht, duhet të themi se 64 persona janë vrarë”, ka thënë ministri i Çështjeve Emergjente, Vladimir Puchkov.

Zjarri ka kapluar qendrën tregtare në Kemerov më 25 mars.

Zëdhënësja e komitetit federal të hetimeve, Svetlana Petrenko ka thënë se edhe 44 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë menjëherë publik, ndërkaq autoritetet kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.

Në mesin e viktimave besohet se janë dhjetëra fëmijë.

Katër persona janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje, përfshirë edhe udhëheqësinë e kompanisë që menaxhonte qendrën tregtare, ka njoftuar komiteti për hetime.

Ndërkaq, edhe 41 fëmijë besohet se janë në mesin e personave të zhdukur.

Loading...