Rruga Kaçanik- Hani i Elezit mbyllet për qarkullim për dy orë

Për shkak të një aksidenti që ka ndodhur rruga Kaqanik – Hani i Elezit, te vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot nga ora 12:00-14:00, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur.

Loading...