Rruga që po ua prishë pushimin mërgimtarëve në Istog, çdo orë nga një aksident

Një gropë e thellë e hapur më shumë se një muaj në magjistralen Gurrakoc-Klinë është shndërruar në gropë të aksidenteve.

Nuk ka ditë që shumë vetura në ditë aksidentohen nga kjo gropë duke bërë që gomat e tyre të pëlcasin nga thellësia e kësaj grope në rrugën që është e grafikuar vozitja në 60 km në orë.

Vetëm në ditën e sotme janë regjistruar 6 aksidente me dëmtime të gomave të veturave.

Maxhun Quni ishte duke ardhur nga Gjermania me veturën e tipit Sharan në drejtim të Vitomiricës, por pas mijëra kilometrave udhë, vetura e tij përfundoi në këtë gropë duke ia prishur pushimet ende pa arritur në shtëpi.

Të njëjtin fat e ka patur edhe A.M që thotë se tërë pasditen është marrë me dëmtimin e veturës së tij. Këtë rrugë që shumë ditë e shohin qindra udhëtarë e shoferë, por jo edhe Haki Rugova me përgjegjësit e tij.

Ata që pësuan luten që fatin e tyre mos ta kenë të tjerët dhe kjo punë e vogël të rregullohet që në ditën e nesërme./Indeksonline/

Loading...