Rrugët boshe dhe festa me birrë, anglezët “çmenden” për kombëtaren (Foto)

Anglia e Gareth Southgate prishi sot një ‘mallkim” 28-vjeçar duke i dhënë më shumë kuptim shprehjes “Po vjen në shtëpi”, që ka pushtuar britanikët pas ecurisë pozitive të kombëtares së tyre në Botërorin Rusi2018.

“Tre Luanët” mposhtën 2-0 Suedinë dhe shkuan në gjysmëfinale, duke pritur të qetës fituesin e çiftit Rusi-Kroaci, por ajo që ka habitur gjithë botën ka qenë gatishmëria e treguar nga anglezët për të ndjekur kombëtaren e tyre.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike, rrugët shihen të zbrazura, teksa tifozët kanë pushtuar klubet në çdo qytet, ose janë strehuar në shtëpi për të parë ndeshjen.

Sipas TheSun shumë rrallë është parë ndonjë makinë sidomos gjatë pasdites së sotme në autostradën A1 pranë Huntingdon në Cambridgeshire.

Ndërkohë në Londrën qendrore janë parë rradhë të gjata njerëzish që prisnin të yynin në pub-e.

Ndërkohë xhiron e rrjetit po e bën një foto nga një dasëm britanike, ku tifozët e zjarrtë nuk kanë hequr dorë për të ndjekur kombëtaren e tyre, sepse kanë përcjellë çdo moment nga celulari, pavarësisht se gjendeshin në ceremoni në kishë.

Edhe pas përfundimit të 90-minutëshit britanikët kan dhuruar shfaqje pasi gëzimi i tyre ka qenë i pamasë dhe Londra është pushtuar nga birra.

7 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...