Ruçi, për një orë në zyrën e Presidentit Meta

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi, u zhvillua me kërkesë të kryeparlamentarit Ruçi dhe ka zgjatur rreth 60 minuta.

Ai vjen një ditë pas takimit që Rama pati me Metën dhe pas vendimit që grupi parlamentar i PS mori për të emëruar Sandër Lleshin si zv/ministër të Brendshëm, por duke i dhënë kompetencat e ministrit.

Kujtojmë se Ilir Meta nuk dekretoi emrin e Sandër Lleshajt të propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër të Brendshëm.