Rusia 2018, Në 1/2 finale do luajnë evropianët

Kampionati Botëror i futbollit përmbylli sot edhe fazën çerekfinale, ndërsa u përcaktuan 4 skuadrat që do të vijojnë ende të ëndërrojnë triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit për shtete. Ajo që dihet me siguri, është që Kupa e Botës do të vijojë të mbetet në Europë, pasi çerekfinalet rezultuan të “pamëshirshme” me Brazilin dhe Uruguain, skuadrat e vetme jo-evropiane, që kishin mbetur ende në Rusi. Tashmë Botërori do të ndalet sërish për një periudhë dy ditore, për t’u rikthyer më datë 10 korrik, me gjysmëfinalen e parë, Francë-Belgjikë dhe më pas më 11, me atë Angli-Kroaci.