“SA HERË I DUHET HASHIMIT, LDK TË BËHET PATERICË?”

Lidhja Demokratike e Kosovës është pajtuar me partitë e koalicionit qeverisës që të votohet marrëveshja e Demarkacionit.

Megjithatë, ndaj kësaj partie ka pasur kritika të ashpra.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë se, sa herë që Hashim Thaçit i duhet, LDK-ja po bëhet patericë.

“Shtrohet pyetja: Sa herë i duhet Hashimit , LDK-ja të bëhet patericë?”, ka shtruar pyetjen ajo./Insajderi.com