Sa marre: Morgan Freeman akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesën, dhe se është përgjegjës për vdekjen e saj

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar me 20 vjet burg vrasësin e stërmbesës së aktorit Morgan Freeman. Ndërkohë, e ëma e të pandehurit ka akuzuar yllin e Hollivudit për vdekjen e 33-vjeçares, duke deklaruar se ajo kishte qenë objekt i abuzimeve të tij.

Aktori amerikan Morgan Freeman është fajësuar për vdekjen e stërmbesës së tij, me të cilën përflitej se kishte abuzuar seksualisht kur ajo kishte qenë më e vogël.

Deklarata në dëm të yllit të Hollivudit u bë gjatë seancës gjyqësore ndaj vrasësit material të E’Dena Hines, Lamar Davenport.

E ëma e këtij të fundit deklaroi se Freeman e ngacmonte stërmbesën e tij dhe ky sipas saj është shkaku i vdekjes së saj

“Gjithçka e ka bërë Morgan Freeman. Djali im është i pafajshëm dhe vrasja e Hines ishte vetëm një aksident”, tha e ëma e të pandehurit.

Përpara dhe gjatë gjyqit të Davenport, që nisi vitin e kaluar, ndaj Freeman u ngritën dyshime se kishte pasur një marrëdhënie romantike me stërmbesën e tij, aq sa në një pikë vajza 33-vjeçare i kishte shkruar të dashurit për t’i thënë se kishte ndjenja për gjyshin, i cili i ka mohuar gjithmonë akuzat.

Hines është stërmbesa nga bashkëshortja e parë e aktorit 80-vjeçar, Jeanette Adair Bradshaw.

Ndërkohë, Davenport, 33 vjeç, është shpallur fajtor për keqtrajtim të shkallës së parë dhe është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet liri me kusht.

Ai e goditi mbesën e aktorit 25 herë më thikë në një rrugë të populluar të Nju Jorkut në gusht të vitit 2015, duke lënë të shtangur kalimtarët.