Sa më shumë shalqi për një zemër të shëndoshë

Sëmundja e zemrës është shkaku numër një që shkakton vdekje në mbarë botën.

Mirëpo ka disa faktorë që mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër apo atyre në tru. Një dietë e pasur mund të ndikojnë në zvogëlimin e tensionit të gjakut dhe uljes së kolestërolit.

Disa ushqyes që gjenden në shalqi kanë përfitime të veçanta për shëndetin e zemrës.

Studimet tregojnë se substanca lycopene mund të ndihmojë për të ulur kolesterolin si dhe presionin e gjakut. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit oksidativ të kolesterolit.

Sipas studimeve tek gratë obeze dhe ato në menopauzë dhe tek disa burra, likopeni mund të zvogëlojë ngurtësinë dhe trashësinë e mureve të arterieve.

Shalqi gjithashtu përmban citrulin, një aminoacid që mund të rrisë nivelet e oksidit nitrik në trup. Oksid nitrik ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që ul presionin e gjakut.

Vitamina të tjera dhe minerale në shalqi janë gjithashtu të mira për zemrën tuaj duke përfshirë vitaminat A, B6, C, magnez dhe kalium.