Sa para përfitojnë tenistët nga “Australian Open 2019”?

Turneu i parë Master “Australian Open 2019”, do të sjell finale të madhe në mes Novak Xhokoviqit dhe Rafael Nadallit. Organizatorët e këtij eventi, që është duke u zhvilluar në Melburn, në 2 javët e fundit, kanë siguruar 38 mln euro për të paguar pjesëmarrësit në këtë event sportiv, që është 14 për qind më shumë se sezoni I kaluar. Fituesit do të përfitojnë 2.58 mln euro, gjysmëfinalistët arkëtojnë 579 mijë euro, ndërsa pjesëmarrësit në raundin e parë kanë fituar 75 mijë euro. Më të mirët në konkurencën e çifteve përfito 472 mijë euro, ndërsa ajo në çifte të përziera arkëton 116 mijë euro.