Sa qytetarë të Kosovës kërkuan viza për Gjermani, Zvicër dhe Slloveni

Mediat e Kosovës vazhdojnë të raportojnë për ikjen e shumë qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore, sidomos të rinjve, që nuk shohin perspektivë në vend.

Në vitin 2017 kishte 7 410 kërkesa për azil, derisa në vitin e kaluar kishte 4 970 kërkesa, duke rënë gati përgjysmë, raporton ‘Klan Kosova’.

Ndërkohë, vendet më të dëshiruara dhe më të kërkuara për të shkuar janë Gjermania, Zvicra dhe Sllovenia.

Sipas statistikave në këto vende kishte 300 mijë aplikues për viza, derisa rreth 143 mijë kanë marrë viza, përcjell albinfo.ch.

35 mijë prej tyre ishin me qëndrime afatgjate. Ndërkohë, rreth 11 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia.