Sadulla Duraku jep urdhër për të gjithë administratorët që rrinë në shtëpi!

Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik, Sadulla Duraku theksoo se Qeveria është e angazhuar dhe ka planin për seleksionimin dhe shpërndarjen e administratorëve të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe që për vite të tëra rrijnë në shtëpi.

Bëhet fjalë për 938 administratorë, për të cilët Duraku thotë se Qeveria ka përgatitur seleksionimin e administratorëve në dy faza por pa një afat se kur do ta kuptojnë vendin e tyre të punës. Këta administratorë tashmë gati një dekadë po qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që marrin pagën e shtetit, pa e provuar asnjë ditë vendin e tyre të punës.

“Kjo qeveri e tanishme që jemi, ka pasur vendim për shpërndarjen e 938 administratorëve nëpër institucione dhe prej atyre 519 kemi filluar dhe të gjitha dikaster që janë në nivelin qeveritar , ku kemi përgjigje se jemi duke bërë seleksionimin në fazën e parë. Besoj se faza e parë do të kalojë pa një problem dhe më pas do të kalojmë në fazën e dytë, ku me vendim të Qeverisë, është 938 administratorë që të bëhet shpërndarja”, u shpreh për TV21, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku.