Sadulla Duraku Radovishin e bën me stacion filtrimi për ujërat e zeza, për komunat shqiptare ka kohë

Në Komunën e Radovisihit sot do të lëshohet në përdorim stacioni i ri filtrues për trajtim të ujërave të zeza urbane, i financuar në kuadër të IPA programit. Në lëshimin në përdorim të stacionit do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraki dhe euroambasadori Samuel Zhbogar.

Radovishi është një nga katër komunat, së bashku me Prilepin, Strumicën dhe Kërçovën, të cilët kanë marrë mjete nga Bashkimi Evropian për ndërtim të stacionin e filtrimit për ujëra të zeza (PSOV). Kapaciteti i ri do ta zgjidh problemin me ujërat e zeza në komunë. Gjithashtu, do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe do ta përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve të Radovishit.

Ky projekt në vlerë prej gjashtë milionë eurove është realizuar në bashkëpunimin me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sektorin për financim qendror dhe lidhjes së marrëveshjeve në Ministrinë e Financave, Komunën e Radovishit dhe Ndërmarrjen publike komunale “Pllavaja”. Ngjarja është pjesë e fushatës “BE për TY!” qëllimi i së cilës është ngritja e ndërgjegjes dhe informimi i opinionit të opinionit për ndihmën nga BE-ja në vend.