Samiti i dytë, Rama fton personalitetet e Diasporës

Kryeministri Rama u ka drejtuar një ftesë të hapur përfaqësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë Samit u është drejtuar personaliteteve të Diasporës të cilët kanë marrë pjesë në Samitin e parë.

Duke pasur parasysh insteresimin e madh për pjesëmarrje në Samitin e Dytë të Diasporës, prej sot ka nisur regjistrimi online.